Në Kaçanik dje ka ndodhur një grabitje e armatosur, ku tre persona nën kërcënimin e armës kanë mbyllur në depo rojën e një mobilerie, për të marrë më pas rreth 400 euro.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, derisa thotë se rasti ka ndodhur në ora 00:40 në “Fshati i Vjetër”.
“Është raportuar se viktima, burrë shqiptar, roje në një depo mobilerie është mbyllur në barakë nga tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës nga depoja kanë grabitur 300-400 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.
Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Vidhet një arkë me para në një market në Ferizaj
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro