Një sirian ka rënë në tokë dje prej një lartësie 15 metra, në mes dy korsive në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, megjithatë, nuk jep detaje më të hollësishme rreth incidentit.
“Prizren - Raportohet se në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima mashkull shtetas i huaj (sirian), ka rënë nga një lartësi mbi 15 metra në mes dy korsive të rrugës dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Prishtinës”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Koha.net.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në orën 6:00 të mëngjesit.