Pas një gare të paligjshme me vetura, e cila e ka lënë të vdekur një person në qytetin gjerman Moers, një gjykatë në Gjermani e ka shpallur fajtor kosovarin 22-vjeçar. Mediet gjermane kanë raportuar të hënën se Kushtrim H. është dënuar të hënën me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë, i pandehuri i dytë, Ismail S., ngasës i veturës së dytë që kishte marrë pjesë në garë, është dënuar me tri vjet dhe nëntë muaj, duke u shpallur fajtor për pjesëmarrje në një garë që rezultoi me fatalitet.
Një 43-vjeçare, ngasëse e një veture, e cila nuk kishte marrë pjesë në këtë garë të paligjshme, kishte mbetur e vdekur në prill, pasi që vetura e kosovarit ishte përplasur në veturën e saj.
Gazeta gjermane “Bild” raporton të hënën se gjyqtarët e Gjykatës Rajonale në Kleven kanë vendosur të hënën se dy veturat me 600 kuajfuqi, ishin në garë të paligjshme në një zonë banimi. Vepra u pranua nga dy të pandehurit.
-
Gjykata gjermane ia ul dënimin kosovarit, nga i përjetshëm në 4 vjet
-
Burgim i përjetshëm për gjermanin që me veturë i goditi për vdekje pesë persona
-
Një kosovar ndalohet në Gjermani pasi mori pjesë në një garë të jashtëligjshme të veturave
-
Kapet rastësisht në Gjermani vrasësi kosovar i dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë
-
Policia gjermane në kërkim të 21 vjeçarit nga Kosova pasi përplasi me veturë një grua për vdekje