Babai raporton në Polici zhdukjen e dy vajzave të tij Foto: Koha / ilustrim

Babai raporton në Polici zhdukjen e dy vajzave të tij

15 February 2020 11:14

Në fshatin Lubovë të Komunës së Istogut, babai ka raportuar në polici se dy vajzat e tij, nga ora 9:00 e datës 12 të këtij muaji, janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhen deri në momentin e raportimit.

“Me 14.02.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e tyre”, thotë Policia, ndërsa shton se rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme