Nga Korça drejt Kosovës për 200 euro transportonte 4 sirianë

Nga Korça drejt Kosovës për 200 euro transportonte 4 sirianë

06 February 2020 13:33

Një 25- vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi po transportonte 4 sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga Korça drejt Kosovës për 200 euro .

K.Q, me banim në tiranë është ndaluar në postbllokun e policisë në Bradashesh dhe në mjetin tip ‘Toyota’ i janë zbuluar dhe katër sirianët e paligjshëm në Shqipëri, njofton BW.

Njoftimi i policisë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas transportonte shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit, kanë organizuar punën duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.Q., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, me automjetin tip “Toyota” po transportonte 4 shtetas sirianë, nga Korça në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit 200 euro për secilin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme