Policia jep detaje për aksidentin i cili i mori jetën një personi në Gjilan

Policia jep detaje për aksidentin i cili i mori jetën një personi në Gjilan
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin O.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari O.K., më 29 janar 2020, rreth orës 20:10 minuta, në Gjilan, duke drejtuar automjetin e markës ‘’Chevrolet Trailblazer’’, ka shkaktuar vetaksident, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ku për shkak të kushteve të rrugës, fillon t’i bartet automjeti, del jashtë rrugës dhe godet shtyllën elektrike, me ç ‘rast si pasojë e goditjes lëndohet rëndë pasagjeri i tij, tani i ndjeri A.SH, i cili fillimisht kërkon ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.
“I ndjeri pasi merr ndihmën e parë, transferohet për në QKUK, në Prishtinë, me ç’rast gjatë transportit, nga drejtuesi i autoambulancës, në fshatin Bresalc shkaktohet vetaksident, ku lëndime trupore pësojnë drejtuesi i autoambulancës, mjeku, tekniku dhe i lënduari i cili po transferohej. Pas kësaj, të njëjtit transferohen me një autoambulancë tjetër, ndërsa rreth orës 23h, i lënduari, tani i ndjeri A.SH., ndërron jetë në QKUK, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Në rastin e parë, ndaj drejtuesit që shkaktoi vetaksident në Gjilan, prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndërsa rasti i dytë, në të cilin drejtuesi i autoambulancës shkaktoi vetaksident është duke u hetuar dhe është referuar në procedurë të rregullt.
Aksident me fatalitet në Gjilan
Dje në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet dhe gjendjen e rrugës, kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe kishte goditur një shtyllë elektrike.
Në raportin policor thuhet se si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në veturë viktima mashkull K/Shqiptar i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente në Gjilan është dërguar në QKUK në Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë.
“I dyshuari ngasësi i veturës kishte pësuar lëndime i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, përfundon raporti i PK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Vrasje në Prishtinë

Një muaj paraburgim për personin që këmbeu dollarë false në Pejë

Një vit burgim personit që nën ndikim të narkotikëve ushtroi dhunë ndaj prindërve

Disa raste të falsifikimit të parasë të regjistruara në 24 orët e fundit

Rrahje te nënkalimi në Prishtinë mes një kosovari dhe një imigranti

Një muaj arrest shtëpiak pasi e goditi këmbësorin për vdekje me veturë

Arrestohen në Pejë katër persona për falsifikim të parasë

Pezullohen kërkimet për 47-vjeçarin që u hodh nga Ura e Fshejtë

Në Prishtinë dy persona rrahin policët, në Pejë e pengojnë në punë

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

SHKK lejon vikendet për të burgosurit, pas kthimit nga jashtë do të karantinohen shtatë ditë
