Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar se kanë ndaluar në rrugën “Karl Gega” drejtuesin e mjetit me iniciale R. Y, 35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik të veturës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.
“Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies, ku kanë përfunduar në pranga drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë rrugore me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e konstatuar nga punonjësit Policisë rrugore në shërbim”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Tiranës.