Kronikë

Konfiskohen produkte ushqimore me afat të skaduar në Ferizaj

Konfiskohen produkte ushqimore me afat të skaduar në Ferizaj
Foto: Koha/Ilustrim
 

Inspektorati i Punës në Ferizaj thotë se ka intensifikuar punët ditëve të fundit. Për festat e fundvitit janë shtuar kontrollet e vigjilenca e inspektorëve për të kryer veprimet e nevojshme inspektuese në të gjitha qendrat tregtare dhe bizneset që operojnë në Ferizaj.

Me këtë rast, në një aksion disaditor, Inspektorati i Komunës ka arritur të identifikojë dhe konfiskojë një sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore, pijeve alkoolike dhe produkteve të vajit me afat të skaduar, që paraqet rrezik të drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve.