Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të mitur pasi kanë vjedhur para dhe një iPad në Gjakovë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës raporton se në Gjakovë janë arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe një mashkull K-Egjiptian, që të dytë të mitur, pasi që të njëjtit kishin vjedhur 600 euro dhe një iPad, nga kioska e viktimës mashkull K-Shqiptar.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo