Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë persona dënohen me 37 vjet burgim për krim të organizuar

paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë dënuar sot me 37 vjet burgim për krim të organizuar.

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit përmes një komunikate për media bën të ditur se u ka vërtetuar dënimet më burgim të akuzuarve A.L., R.H., F.G., F.A., F.S dhe Z.B.

Tutje thuhet se në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka lënë në fuqi, pjesshëm, aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 16.07.2019, sipas të cilit tre të akuzuarit e parë ishin shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 238 par.1 lidhur me veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ishin gjykuar.

“A.L. dhe R.H më nga 11 vjet burgim, ndërsa i akuzuari F.G me 8 vjet burgim. I akuzuari F.A, ishte shpallur fajtor për shkak të veprës penale ‘Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ishte dënuar më 4 vjet burgim. Ndërkaq të akuzuarit F.S. dhe Z.B ishin shpallur fajtor, secili për shkak të veprës penale ‘Dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale’ dhe ishin dënuar, i pari më 2 vjet burgim, ndërsa i dyti më 1 vjet burgim”, thuhet në komunikatë.

Kolegji i Apelit, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale, dhe sipas detyrës zyrtare, lidhur më dy të akuzuarit tjerë të këtij rasti G. A dhe L.N., dhe çështja është kthyer në rigjykim dhe rivendosje. Gjithashtu më aprovimin e ankesës së prokurorisë, është konfiskuar automjeti BMË X5, të cilin e ka përdor i akuzuari A.L. për kryerjen e veprës penale.

Edhe Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë Kronikë Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë

Kolegji i Apelit i ka aprovuar pjesshëm edhe ankesat e mbrojtësve të pandehurve A.L., R.H. F.G. dhe F.A. ashtu që iu është zbutur dënimi me gjobë.

Në çështje tjera aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, ka ngelur i pa ndryshuar.