Kronikë

Kapen 13 persona duke luajtur bixhoz në Ferizaj, dërgohet në paraburgim vetëm pronari

bixhoz

Janë kapur nga policia 13 persona në Ferizaj të cilët po luanin bixhoz. Rasti nga policia është cilësuar “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Policia në Ferizaj më pas ka liruar 12 prej tyre, duke dërguar në ndalim policor për 48 orë vetëm pronarin e lokalit.

“Pas një hetimi paraprak njësitet policore kanë realizuar një aksion në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit. Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh”, thuhet në raport, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar:

-46.521 euro

-1.250 franga zvicerane dhe

-1.400 lekë