Është zhdukur një djalë në Ferizaj, me vendbanim në rrugën “Hasan Prishtina”.
Babai i tij, që edhe e ka raportuar rastin, dyshon se i biri u largua për shkak të një borxhi, transmeton Koha.net.
Në raportin e Policisë së Kosovës, theksohet se rasti është paraqitur më 8 dhjetor.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se i biri i tij mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi, dyshon se për shkak të një borxhi, viktima është larguar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.