Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh njofton se në fshatin Zhabar, Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture me targa vendore dhe tjetrës me targa të Maqedonisë së Veriut.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë dy vetura njëra me targa të Maqedonisë me drejtues mashkull boshnjak shtetas i Maqedonisë dhe vetura me targa vendore me drejtues mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raport.
Gjithashtu, si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës me targa vendore i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi, kurse i dyshuari shtetasi maqedonas, kishte qenë nën ndikim të alkoolit i cili është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të shpejtë.
-
Vetaksident në Mitrovicë, lëndohet një person
-
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksident në Prizren, një person përfundon në spital
-
Aksident mes dy veturave në autostradë në hyrje të Kaçanikut, një i lënduar
-
Një i lënduar në aksidentin në Carralevë, përfshihet vetura me targa të huaja
-
Arrestohet i dyshuari për aksidentin me lëndime të rënda në Prizren