Kronikë

Vidhen zyrat e AGK-së në Prishtinë

Një aparat fotografik, një llaptop, një TV dhe disa mbushje të telefonave janë vjedhur dje në zyrat e AGK-së në Prishtinë.

Sipas Policisë, rastin e ka raportuar drejtori i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, transmeton Koha.net.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.