Vidhen 124 euro nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Mitrovicë

Vidhen 124 euro nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Mitrovicë

07 December 2019 12:40

Ankuesi mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në objektin e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, me ç ‘rast kanë vjedhur kasafortën e postës, në të cilën kishte 124 euro.

Sipas njoftimit të Policisë, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull, punëtor sigurimi i cili në momentin e vjedhjes kishte lëshuar vendin e punës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme