Kronikë

Ndalohet një shtetas i huaj pasi shkaktoi aksident të rëndë në Podujevë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Disa ditë më parë në Podujevë, ndodhi një aksident ku mbeti i lënduar një person.

Prokurori kujdestar i shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orëve kundër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar shtetas i huaj, i cili me automjetin e tij ka shkaktuar aksident me pasoja fatale.

“I dyshuari për shkak të lëndimeve të marra në aksident gjendet i shtrirë në repartin e ortopedisë në QKUK nën mbikëqyrjen e Policisë”, thuhet në raportin e PK-së.