Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Në një përgjigje për Koha.net nga Policia e Kosovës, konfirmohet vdekja e një vajze në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, por burime të Koha.net tregojnë se bëhet fjalë për regjisoren Kraja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:00 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Kraja, ishte regjisore e filmave, “Shkurta” dhe “Fusha e mëllenjave”. Me këtë të fundit shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest.
Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.
Ndërkohë, Qendra Kinematografike e Kosovës, ka shprehur ngushëllime.
“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në ngushëllim.
Për vdekjen e Krajës ka ngushëlluar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës. Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit. Prehu e qetë Arzana!”, thuhet në ngushëllimin e Haradinajt.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar se “Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne”.
“ Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë”, ka shkruar ai.
Ministria e Kulturës, përmes ministrit Kujtim Gashi, kanë ngushëlluar familjarët e Krajës.
“Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurës suaj, Arzanës, regjisores tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh”, thuhet në telegram.
“Arzana u nda nga kjo jetë në moshë të re, por veprat që la pas janë të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i saj do të mbetet i paharruar ndër ne. Zelli me të cilin Arzana është angazhuar dhe kontributin që ajo ka dhënë në fushën e kinematografisë e ka sjellë artin në Kosovë në një dimension tjetër. Me kontributin e saj, Arzana e ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e artit e të kulturës. Me punën e saj ka bërë që të ajo të jetë e vlerësuar dhe që ka vënë në lëvizje dhe ka nxitur të gjithë përreth saj që të punojnë sa më me vullnet. Me entuziazmin e saj, Arzana do të na sillte edhe vepra tjera përplot vlera por na iku nga kjo jetë para kohe. Ndarja e hershme e Arzana Krajës është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe kulturën e Kosovës. Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e saj të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Arzana Krajës”, përfundon telegrami.
Edhe komuniteti artistik në Kosovë dhe miq të saj janë shprehur të mërzitur dhe kanë shprehur ngushëllime për regjisoren e ndjerë.
Një numër i madh i artistëve kanë reaguar menjëherë në Facebook duke shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje.
Më poshtë janë reagimet e artistëve:
Eliza Hoxha: Ah bre Arzanë kaq heret? Ma këpute shpirtin. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqëve.
Aktori Kushtrim Sheremti: Arzana bre!!!! Pse breeee.
Aktori Naser Rafuna: Ndarja jote prej nesh Arzana Kraja,na shokoj. Fort fort fooort u mërzita per kolegen, shoqen e pashembullt, njeriun qe kemi punu disa projekte bashke. Nuk shkaterrohet bota ndryshe perpos me largimin e njerezve te mire prej nesh. Familjes Kraja ngushellime, komunitetit artistik gjithashtu e edhe tere popullit sepse ne mesin tonë nuk eshtë një artiste e madhe.
Regjisori Besim Ugzmajli: Nje lajm teper i tmerrshem, i pabesueshem. Prehu ne paqe Arzana! Ngushellime familjes Kraja dhe gjithe komunitetit.
Ilir Bokshi: Lamtumirë Arzanë!
Shkumbin Istrefi: Na shokove Arzane. U prehshe ne paqe.
Alban Muja: Lajm trishtues ikja e hershme e Arzanes. Ngushellime familjes Kraja!