Sulmon fizikisht bashkëshorten në Graçanicë, arrestohet Foto: Ilustrim

Sulmon fizikisht bashkëshorten në Graçanicë, arrestohet

10 November 2019 11:20

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë shënuar dy raste për sulm fizik ndaj bashkëshortes.

Një rast ka ndodhur në Graçanicë, ku i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Podujevë, ku sipas raportit të Policisë thuhet se “Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme