Pas hetimeve intensive, hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj, kanë identifikuar pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, rast ky i ndodhur me datë 03.11.2019 në fshatin Sazli, Ferizaj.
“Hetuesit policorë gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.Të dyshuarit, A.XH. (m/sh/k 19 vjeç), A.M. (m/sh/k 16 vjeç), I.M. (m/sh/k 30 vjeç ) , A.TH. (m/sh/k 24 vjeç) dhe A.TH. (f/sh/k/ 30 vjeçare, më datën 03.11.2019,në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës A.M. nga ku kanë vjedhur 36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro”, thuhet në raportin policor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë hetimeve është gjetur një sasi e të hollave të vjedhura të cilat i kishin ndarë mes veti, si dhe të dyshuarit kanë pranuar se stolitë e arit i kanë shitur.
“Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer”, thuhet në raport.
Ndaj katër të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit të mitur 24 orë.