Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
“Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër prokurorit A.M., tani më i suspenduar për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, pasi që i njëjti në cilësinë e personit zyrtar – Prokuror i Shtetit në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, me dashje e ka keqpërdorur pozitën dhe detyrat e prokurorit, në atë mënyrë që me rastin e ngritjes së aktakuzës, në disa raste penale, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, ashtu që për kryesit e veprave ka siguruar dënime shumëfish më të lehta se sa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo