Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident komunikacioni të ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në Podujevë.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një këmbësori, me ç’rast drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë në aksident me lëndime trupore ka qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar i cili është duke marrë tretman mjekësor në QKUK. Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur”, thotë Policia.
Ndërkaq, sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë.