Kronikë

Po kontrabandonte llamarinë e ngjyra, i konfiskohet malli në doganë

Dje në fshati Novosellë, një person është kapur duke kotnrabanduar mall.

“Njësiti patrullues ka ndaluar një veturë me targa lokale të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili po transportonte llamarinë dekorative dhe ngjyrë pa dokumente përkatëse”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia thotë se me vendim të prokurorit malli i konfiskuar i është dorëzuar doganës ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.