Një 19-vjeçar ka plagosur me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare të shtunën paradite në Ferizaj.
Rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacionin për një plagosje në rrugën “Mejdi Xhaferri”. Sipas të dhënave fillestare, i dyshuari E.M., mashkull kosovar 19-vjeç, ka shtënë me armë në drejtim të motrës së tij 25-vjeçare, duke e lënë të plagosur, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFalë reagimit të shpejtë të njësive policore, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar pak më vonë.
Viktima ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në rast.
Motivi i incidentit ende nuk është bërë i ditur. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe hetimet janë në vijim.