Kronikë

Vidhen 28 pistoleta, 14 pushkë gjuetie dhe para të gatshme në Rahovec

Vidhen 28 pistoleta, 14 pushkë gjuetie dhe para të gatshme në Rahovec

Policia e Kosovës raporton se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një lokal në Rahovec, ku kanë vjedhur katërmbëdhjetë pushkë gjuetie, njëzetë e tetë pistoleta dhe rreth 800 euro para të gatshme.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.