Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për vëllanë e kryetarit të Vushtrrisë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit” dhe për Sh.K. po ashtu për “Ushtrim të ndikimit”.
Salih Tahiri, vëllai i kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahiri, u arrestua të hënën pak ditë pasi u publikua një videoskandal ku ai dëgjohej duke diskutuar për marrje ryshfeti në këmbim të lejeve ndërtimore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndalimi i dy të dyshuarve ka ardhur pas një video-incizimi të publikuar nëpër media, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllai i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xh.T. Me t’u publikuar video-incizimi, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë - Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij video-incizimi, ku pas hetimeve janë ndaluar dy të dyshuarit S.T dhe Sh.K, dhe për momentin gjenden në ndalim 48 orësh”, bëhet e ditur në një komunikatë për media.
Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.