Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Personi i dyshuar është:
ASTRIT (ISË) HASANAJ i lindur me 15.03.1976, në Pejë, me vendbanim në rruga “Adrian Krasniqi” nr. 99 në Pejë.
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale Blerje, Posedim, Shpërndarje dhe Shitje e Paautorizuar e Narkotikëve.
“Me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë , të ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës i është shqiptuar dënimi me burg”, thuhet në komunikatë, ku shtohet se ai është i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e 6 muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)
I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 (Një) vit e 4 (katër) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm).
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet tutje.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]
