Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve me iniciale R.G. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, “zjarrvënia” që të tre nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit.
Të njëjtit dyshohet se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 13.09.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 13.10.2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me me datë 13.09.2019, në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, saktësisht në hapësirat e lokalit “Kobra City” i cili gjendet në magjistralen Prizren-Vërmicë, të pandehurit për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, pasi që fillimisht fjalosen, më pas të pandehurit në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve në mes veti, e sulmojnë viktimën duke e goditur me grusht nëpër pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit për shkak se i dëmtuari me iniciale R.G., kishte thyer një shishe të birrës për dysheme në restorant. Ata i shkaktojnë lëndime të lehta trupore në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e të cilave i dëmtuari ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftim.
Sipas Gjykatës Themelore i pandehuri me iniciale R.G. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, me datë dhe kohë të njëjtë si më lartë, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake dhe përleshjeve me të pandehurit e lartcekur me dashje si dhe me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër, ditën kritike i njëjti në garazhin e shtëpisë së të pandehurit me iniciale D.H., i vë zjarrin me lëndën djegëse benzinë, veturës të tipit Mercedes, motoçikletës të tipit Harli, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.