Kronikë

Një muaj paraburgim 2 të pandehurve për lëndim të rëndë trupor në vreshtat e “Stone Castle”

Descriptive Text

Gjakovë, 16 shtator – Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve, Q.I., dhe L.R., nga Gjakova, me dyshimin e bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor.

Më 14 shtator, në vreshtat e “ Stone Castle”, në Komunën e Rahovecit, të pandehurit Q.I., dhe L.R., me dashje e në bashkëkryerje i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, tani të dëmtuarit M.P. Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale që kishin e më pas dy të pandehurit e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur disa herë me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime në mushkëri dhe në kokë. Për pasojë ai ka filluar të trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë, por meqë i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe me rekomandimin e mjekëve dërgohet në QKUK në Prishtinë, për tretman të mëtutjeshëm.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurve ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga Gjykata kompetente.