Një person është plagosur në këmbë pas disa të shtënave nga një i dyshuar.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Koha.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.