Dje në Pejë është vjedhur një xhami.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ankuesi, imam i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në objektin e xhamisë.
Ai ka raportuar në polici se hajnat kanë vjedhur zërimin, tre mikrofona dhe një mikset.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.