Kronikë

Tenton t’i jap ryshfet policit, arrestohet shoferi

Descriptive Text

Një person është ndaluar e më pas është liruar nga Policia pasi ka tentuar t’i jap ryshfet një zyrtari policor.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Merdare, ku një drejtues i autobusit të një agjensioni turistik me targa vendore i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor në vlerë prej 10 euro, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit të hollat janë sekuestruar dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.