Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.
Policia njofton se sot është informuar, nga një dëshmitar se në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, axha i tij tani viktimë ka tri ditë që nuk ka dalë nga banesa dhe në korridorin e banesës kundërmon aromë e keqe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuopolicore të Stacionit në Pejë, së bashku me ekipin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nga njësitet e zjarrfikëseve është hapur dera e banesës me forcë pasi që ishte e mbyllur, në njërën nga dhomat është vërejtur viktima, E.I. i lindur me 1943, nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë, lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi.
Trupi i pajetë i viktimës rreth orës 18:40 është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.