Dje në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë me dyshimin se ka kanosur me thikë nënën e tij, të cilën e ka detyruar të qëndrojë për disa orë mbyllur në një dhomë.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:20, transmeton Koha.net.
“Viktima femër K/Shqiptare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me thikë nga djali i saj duke e detyruar të qëndrojë për disa orë e mbyllur në një dhomë. Viktima ka marrë tretman mjekësor për shkak të shqetësimit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.