Dy persona janë arrestuar pasditen e së enjtes në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, nën dyshimin për një rast tentim vrasjeje.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës që ka thënë se dy të dyshuarit janë duke u intervistuar.
Koha.net mëson se bëhet fjalë për Adhurim Lepajën dhe D.K. që dyshohen për plagosjen e menaxherit të labelit muzikor “On Records”, Met Elshani në maj të këtij viti.