Katër të dyshuar janë arrestuar për dhunë në familje, në raste të ndara, në Prishtinë, Prizren, Rahovec e Gllogoc.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se të gjitha rastet kanë ndodhur dje, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Prishtinë është arrestuar një burrë, me dyshimin se pas një mosmarrëveshje i njëjti ka kanosur dhe ka tentuar që ta sulmojë viktimën femër. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Derisa në Prizren i dyshuari është arrestuar pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy gra.
“Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Kurse në Rahovec i arrestuari ka sulmuar fizikisht një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Kurse në Gllogoc, viktima, grua shqiptare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thotë PK.