Kronikë

Një i arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Një i arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollimit të tij dhe shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar 130 euro para të gatshme, rreth 63 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe dy bimë të Kanabis Sativa.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar një mashkull K-Shqiptar pasi tek i cili është gjetur rreth 1.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë që e kishte blerë nga i dyshuari.