Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 18 vjet burgim të akuzuarin E.B. për vrasjen e kryer më 1 nëntor të vitit 2017 në një qebaptore në Gjakovë.
E.B. u shpall fajtor për vrasje dhe për armëmbajtje të paautorizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi kishte vrarë viktimën A.H. në qebaptoren “T-B” pas një mosmarrëveshje që kishin pasur më herët me tani të ndjerin rreth motrës së tij të mitur.
Gjykata ka njoftuar se të dënuarit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 1 nëntorit 2017.
I dyshuari po ashtu është obliguar që të paguajë shpenzimet procedurale në shumën 1521.68 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej treqind euro si dhe shumën prej pesëdhjetë euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.