Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

18 të arrestuar për drogë në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Policia e Bolonjës ka arrestuar një grup prej 18 personash, mes tyre edhe shqiptarë, që transportonin drogë nga Spanja në Itali.

Operacioni ishte i shtrirë në shumë qytete që përfshinin Bolonjën, Ferrarën, Modenën, Vercellin, Ravenën, Riminin, Materan, Rietin, Barcelonën dhe Vlorën.

Policia sekuestroi 130 kg lëndë narkotike, e tipit marijuanë e kanabis që trafikohej nga Spanja në Itali e më pas shpërndahej në tregjet italiane, kryesisht në Bolonja, transmeton Shqiptarja.

Sipas medias italiane, të arrestuarit ishin shtetas shqiptarë, italianë e afrikano veriorë.

Në operacion morën pjesë rreth 200 forca policore, skuadra ajrore dhe qen nuhatës antidrogë, të cilët bënë të mundur kapjen e tyre.

Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende i ditur dhe pritet vendimi për ta.