Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

18 sulme me tritol në Shqipëri sivjet

Një 27-vjeçar ka humbur jetën mesditën e së shtunës në Shqipëri, pasi makina e tij e tipit “Volkswagen” shpërtheu gjatë lëvizjes. Shpërthimi dyshohet se erdhi nga një tritol i vendosur në veturë. Siç shkruan “EuroNews Albania” ka qenë rasti i 18-të i sulmeve me tritol sivjet në Shqipëri.

Në katër raste, eksplozivi është vendosur në vetura apo banesa të policëve.

Situata, sipas profesorit të kriminologjisë, Ervin Karamuços, situata është alarmante. Ai ka thënë se duhet të bëhet një inventarizim i tritolit dhe një hetim që ta zbulojë se nga sigurohet e gjithë kjo sasi eksplozivi.

Aleksandër Sadikaj doli nga makina i gjallë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Në 11 vitet e fundit, sipas raportimeve, ka qenë i shpallur në kërkim tre herë nga Policia. Ishte arrestuar një herë më 2011.

Artikuj të ngjashëm