Policia në Gjilan tregon se si një person e dërgoi në thertore lopën e ngordhur, mishi do të shitej për njerëz Foto: Ilustrim/Koha

Policia në Gjilan tregon se si një person e dërgoi në thertore lopën e ngordhur, mishi do të shitej për njerëz

16 August 2019 15:35

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që ndodhi 2 ditë më parë, kur kanë arrestuar e më pas liruar një person që deshi të shiste mish të një lope të ngordhur.

Policia e Gjilanit, tash përmes një raporti tjetër policor, ka dhënë detaje se si është identifikuar rasti.

Lexo edhe: Arrestohet e më pas lirohet personi që shiste mish gjedhi të ndaluar për konsumim nga njerëzit

Me 14 gusht 2019, rreth orës 23:44, Policia e Kosovës në Kamenicë, përmes rrugëve operative është njoftuar se në një kamionetë ngjyrë të kuqe me tabela vendore, dyshohet se është duke u transportuar një lopë e ngordhur.

Ishte duke shkuar në drejtim të fshatit Novoselë, komuna Kamenicë.

“Patrulla policore ka arritur ta gjej lokacionin dhe në vend ngjarje ka takuar të dyshuarin S. Xh. Shqiptar shtetas i Kosovës (1979) i cili dyshohet se kishte dërguar kafshën e ngordhur (Lopën) tek personi F. B. i cili bënë therjen e kafshëve”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i veterinarisë, sipas të cilit mishi i kësaj kafshe nuk guxon të përdoret për konsum dhe kafsha duhet të groposet.

“Më 15 gusht 2019 pas veprimeve Policore shtesë në lidhje me rastin njësia e hetimeve nga Stacioni Policor Kamenicë në bashkëpunim inspektorët e AVUK-ut dhe Prokurorin e shtetit nga të gjeturat e rastit dhe veprimet shtesë rasti ri kualifikohet, nga “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në vepër penale si: “Prodhimi dhe vënia në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor sipas nenit 261 të KPRK-së”. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme