“Prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor për njerëz”, është akuza që i është vënë një personi nga Kamenica, i cili fillimisht është arrestuar e më pas liruar nga Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Kamenicë, kur personi është kapur nga Inspektorati veterinar se po shiste mish gjedhi që është i ndaluar për konsum nga njerëzit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ishte duke transportuar mish gjedhit, i cili mish sipas inspektorit veterinar është i ndaluar të konsumohet nga njerëzit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapet mish pa dokumentacion në Klinë, nis hetimi ndaj të dyshuarit
-
AUV-i konfiskon 400 kg mish gjedhi
-
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, pasi i gjenden mbi 200 kg mish me cilësi të dyshimtë
-
Në Deçan sekuestrohen mish e suxhuk që s’mund të konsumohen, një i arrestuar
-
Arrestohet në Pejë një person për shitje të mishit me prejardhje të dyshuar