Në Gurrakoc të Istogut janë konfiskuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë 400 kilogramë mish gjedhi.
Sipas njoftimit gjatë një kontrolle është ndaluar i dyshuari që e bartte mishin dhe është gjetur se i njëjti nuk posedonte dokumenta.
Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-së.
Artikuj të ngjashëm