Policia e Gjilanit njofton se sot rreth orës 00:30 në mesnatë, Policia e Kosovës Njësiti për Reagim të Shpejtë DR-Gjilan deri sa kanë qenë në patrullim rutinë në lagjen “Kodra e dëshmorëve”, ka hasur veturën “Alfa Romeo” ngjyrë e zezë me tabela 06 të parkuar, ku në brendi të veturës kanë qenë 3 persona.
“Gjatë kontrollit të vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës (i dyshuar), në çantën e krahut i janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një qese të vogël me narkotikë të dyshuar, një peshore elektronike, një mulli për bluarjen e marihuanës”, thuhet në komunikatë.
Te të dy pasagjerët, policia thotë se nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
“Hetuesit nga njësiti anti drogë iu kanë përgjigjur rastit dhe personat e dyshuar janë arrestuar dhe sjell në stacion policor në Gjilan për intervistim. Është bërë matja e dëshmive, ku në qeset me marihuanë ka rezultuar njëra me peshë prej 163 gram, kurse tjetra 9.5 gram, kurse substancë tjetër e dyshuar e llojit Amfimitaminë ka peshuar 7.5 gram të cilëve iu është bërë testi fushor dhe të njëjtat kanë rezultuar pozitiv në teste fushore. I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse, procedohet ne PTH”, thuhet në raport.