Kronikë

Një tjetër burrë vdes prej goditjes nga rryma

Dje në fshatin Raushiq të Pejës, një burrë ka vdekur pas goditjes që ka marrë nga energjia elektrike derisa po punonte në një shtyllë.

“Një mashkull K/Shqiptar ka vdekur si pasojë e goditjes nga energjia elektrike derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Suharekë.

Lexo: Rryma mbyt një burrë në Suharekë