Një kosovarë i kërkuar ndërkombëtarisht është arrestuar në Rinas, njofton Policia e Shqipërisë.
Sipas njoftimit, R.XH 39 vjeçar, shtetas i Kosovës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK-u, pasi autoritetet gjyqësore kosovare kanë lëshuar urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”
Kosovari pritet të ekstradohet në Kosovë në bashkëpunim me Interpol Romën, Interpol Tirana dhe Policinë e Kosovës.
Bashkë me të është ndaluar edhe një shtetas i Shqipërisë i cili A.P 40 vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të dy shtetasve, të cilët gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë rezultuar persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.