Kronikë

Organizonte lojëra të fatit, arrestohet

Një person në Podujevë është arrestuar pasi dyshohet se ka organizuar ilegalisht lojëra të fatit.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitë policore në lokalin e të dyshuarit, si prova materiale kanë konfiskuar dy shtëpiza kompjuteri, 289 euro para të gatshme dhe 11 tiketa të lojërave të fatit, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.