Një aksident i rënë ka ndodhur në Tropojë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Bajram Curri – Sopot.
Si rrjedhojë ka ndërruar jetën një djalë i mitur, 9 vjeç, ndërsa lëndime kanë marrë edhe 5 persona të tjerë, përfshirë drejtuesit e mjeteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimi i policisë:
Tropojë/ informacion paraprak.
Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.