Një shqiptar, baba i dy fëmijëve është vrarë sot në Greqi nga i afërmi i tij. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Nea Agxialo, ku dy burrat me origjinë shqiptare, miq mes tyre po drekonin në shtëpi.
Por pasdite ka pasur një debat të fortë mes tyre dhe më pas 45-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë tre herë kushëririn e gruas së tij 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në praninë e dy fëmijëve të viktimës që ndodheshin në shtëpi, por nuk dihen arsyet për ngjarjen e rëndë.
Viktima u transportua në Spitalin e Volosit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërsa autori i krimit që dyshohet se ka qenë i dehur është arrestuar nga policia/BW.
Artikuj të ngjashëm
-
Burri vrau një 45-vjeçare në Athinë dhe më pas edhe veten, viktimat dyshohen se janë shqiptarë
-
Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve në Itali
-
40-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga bashkëshorti në Greqi
-
Greku vret gruan e tij shqiptare “për tetë mijë euro”
-
Shqiptari vret mikun në Greqi, vetëdorëzohet pas krimit