Kronikë

Arrestohet i dyshuari për dhunim e vrasje të 12 vjeçarit në Fushë Kosovë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale S.O i cili pak ditë më parë dyshohet se ka vrarë një të mitur në Fushë Kosovë, në trupin e të cilit u gjetën edhe shenja të dhunës seksuale.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datën 11.07.2019, e cilësuar në fillim si “vdekje e dyshimtë”, me datën 16.07.2019 rreth orës 19:55 nga njësitë policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës është arrestuar personi i dyshuar me inicialet S. O. mashkull/ashkali/kosovar lindur me 1999”, thuhet në raportin policor”, transmeton Koha.net.