Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi tentuan të vidhnin në një ndërtesë. Siç shkruajnë mediat ishte një kalimtar, i cili pikasi në mes të natës në ballkonin e një pallati dy të rinjtë e moshave 30 dhe 36-vjeçare, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.
Ai lajmëroi menjëherë autoritetet, të cilët rrethuan pallatin.
Në momentin që ata shkuan në vendin e ngjarjes, dy të rinjtë po provonin të hapnin me kaçavide dritaren e një agjencie sigurimesh që ndodhej në katin e dytë të pallatit.
Pasi panë që patrullat e policisë i bllokuan të gjitha rrugët, shqiptarët u vetëdorëzuan tek autoritetet. Mësohet se 30-vjeçari ishte arrestuar për parë në Monza për një vjedhje./abcnews.al
Artikuj të ngjashëm
-
Shqiptarja në Itali u hodh nga ballkoni për të ikur nga burri që po e rrihte
-
Tentoi të arratisej, i riu shqiptar arrestohet dy herë brenda 12 orëve në Itali
-
Katër shqiptarë të arrestuar për 24 vjedhje në Itali
-
Dy shqiptarë humbin jetën në veturën e vjedhur në Itali
-
Në Slloveni, një person po gjuan policinë nga ballkoni